Kanë përfunduar edhe dy ndeshje në kuadër të xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Në ndeshjen kryesore e zhvilluar në Podujevë ka triumfuar skuadra e Llapit kundër Ballkanit, shkruan Gazetasheshi.com
Golin e vetëm ne ndeshje e realizoi sulmuesi anësor, Edon Sadriu.
Ndërsa, kampionia në fuqi, Drita, e ka mposhtur skuadrën e Besës me rezultatin 3-1.
Golat për kampionët në fuqi i realizuan Bujar Shabani dhe dy gola tjerë sulmuesi anësor, Xhevdet Shabani. Kurse, golin e vetëm për pejanët e shënoi Ardi Hajdini.
Pas fitores, skuadra e Ardian Nuhiu, tashmë përsëri kryeson renditjen tabelare duke e lënë pas skuadrën e Ballkanit.
Kështu duket klasifikimi pas dy ndeshjeve të sotme: /Gazeta Sheshi/