Drita pas ‘heroit’ të finales së DigitAlb Kupës

Skuadra e Dritës nuk e ka ndërmend të ndalet sa i përket përforcimeve. Në listën e dëshirave të ekipit pejan është edhe portieri mitrovicas, Arben Beqiri.

Gazetasheshi.com merr vesh se ish-anëtari i Besës, heroi i finales së Kupës, është kontaktuar nga drejtuesit e Dritës për një marrëveshje eventuale, por deri më tash nuk ka pasur ndonjë lëvizje.

Para pak ditësh, Drita vazhdoi me Betim Halimin, por skuadra e Milaim Zuzakut kërkon që të shtojë konkurrencën në portë me njërin nga ‘gardianët’ që duhet të luftojë për të zënë pozitën e titullarit.

Fotografia e Arben Beqiri