Drita niset për Antalya, do ta kryej atje fazën përgatitore

Drita ka udhëtuar për në Antalya të Turqisë për të vazhduar me përgatitjet për stinorin e ri.

Klubi ka njoftuar se atje do të qëndrojnë për 11 ditë dhe kanë lënë edhe disa ndeshje miqësore.

“Aska Lara Resort do të jetë vendi ku do të akomodohet ekipi për njëmbëdhjetë ditë dhe gjatë kësaj kohe janë paraparë edhe tri takime kontrolluese!”, thuhet në njoftimin e klubit.

Drita e ka mbyllur stinorin vjeshtor me 31 pikë, aq sa ka edhe Prishtina vendin e katërt.

Ballkani dhe Gjilani mbajnë pozitat një dhe dy me 34, përkatësisht 32 pikë.

/Gazeta Sheshi/