Drita në listën e zezë

438

Drita ndodhet në procedurë disiplinore për shkak të incidentit pas ndeshjes së humbur me Llapin, në kuadër të javës së tretë të Vala Superligës

Sipas njoftimit të FFK-s, ndaj tyre është ngritur procedurë disiplinore.

“Hudhje të shisheve pvc në fushë si dhe sjellje jo sportive drejtuar lojtarëve mysafirë si dhe tentim sulmi ndaj kryetrajnerit vendas në ndeshjen KF Drita – KF Llapi, e zhvilluar në Gjilan më datë 07.09.2016) sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes”, thuhet në arsyetimin e Komisarit të Garave.

Në procedurë është edhe ndihmëstrajneri i Lirisë, Erdogan Brando, për shkak të fyerjeve në treshen e gjyqtarëve në takim me Trepçën, njofton FFK.

Nga Liga e Parë, në procedurë janë Visar Haxhijaj (Dukagjini), Fidan Hasani (Flamurtari), Kreshnik Lata (Deçani), për shkak të sjelljeve jo sportive në ndeshjet e javës së fundit.