Drita ndërpret “agjërimin” ndaj Prishtinës

116

Drita ka shënuar një fitore mjaft me rëndësi në luftën për mbijetesë ndaj Prishtinës, duke e mposhtur me rezultat minimal 1-0.

Të vetmin gol në ndeshje e realizoi Xhevdet Shabani në dy minuta para fundit, mirëpo ajo që është me rëndësi janë pikët dhe morali që ngritet tek gjilanasit pas humbjes turpëruese javën e shkuar ndaj Trepçës ’89.

Por, një fakt edhe me të embël fitoren e Dritës e bën thyerja e rekordit negativ, duke e mposhtur kështu Prishtinën pas 12 viteve.

/Gazeta Sheshi/