Drita mëson kundërshtarin e radhës, ja me kë përballet në rast se kalon Legia Warsaw

Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti, i cili ka përcaktuar çiftet e skuadrave që do të përballen me njëra-tjetrën në kuadër të Evropa Ligës.

Kampionia e Kosovës do të përballen me azerët e Qarabag në rast kualifikimi, shkruan Gazetasheshi.com

Një short i vështirë, por si fillim Drita ka një ndeshje akoma më të vështirë në raundin e 3-të kualifikues, teksa përballen me skuadrën e madhe polake, Legia Warsaw.

Drita dëshiron të vazhdojë ëndrrën në Ligën e Europës dhe për këtë arsye do të kërkojë të bëjë surprizën.

Legia Warsaw – Drita vs Karabak, me 1 tetor.