Drita merr kreun pas 375 ditësh, por vetëm për momentin…

Kanë kaluar saktësisht 375 ditë që kur FC Drita ishte në krye të klasifikimit, shkruan Gazetasheshi.com.

Ishte java e parë e kampionatit në edicionin 2018/19 kur gjilanasit falë fitores ndaj FC KEK-ut atë kohë (5-0) mbanin lidershipin në elitën e futbollit kosovar.

Tani ‘bardhekaltërit’ e shohin vetën sërish në krye, teksa pas fitores ndaj Dukagjinit renditen në pozitën e parë me gjashtë pikë të tubuara, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Ndeshjet e fundjavës mund të sjellin sërish ndryshime në renditjen tabelare, por për të paktën 24 orë, gjilanasit do të jenë në krye të tabelës.

Dukagjini zbret në fundin e tabelës pas golave të shumtë që pranoi përballë Dritës (4-0).

Renditja tabelare për momentin:

/Gazeta Sheshi/