Drita luan sfidën e sezonit ndaj Llapit, “Intelektualët” synojnë ta pushtojnë Podujevën!

Drita këtë vikend udhëton drejt Podujevës për tu ballafaquar ndaj Llapit në njërin ndër duelet më deçisive të sezonit.

Pikërisht për këtë arsye dhe për disa deklarata të kryetrajnerit llapjan Tahir Batatina drejt bardh e kaltërve, tifozëria “Intelektualët” pritet të udhëtojnë në numër rekord drejt Podujevës për ta mbështetur skuadrën e tyre të zemrës, shkruan Gazetasheshi.com.

Bardh e kaltërit njihen për udhëtime masive, ndërkohë karavanit të paraqitjeve nëpër stadiumet kosovare do ti bashkohet këtë vikend edhe “Zahir Pajaziti”.

/Gazeta Sheshi/