Drita kryen stërvitjen e fundit para ndeshjes me Sileksin, gjithçka OK!

Klubi Futbollistik “Drita” ka kryer stërvitjen e fundit para ndeshjes kualifikuese në Ligën e Evropës kundër Sileksit.

Në këtë stërvitje ka munguar transferimi i verës, Festim Alidema, i cili ka pësuar një lëndim në ndeshjen e fundit miqësore ndaj Skënderbeut të Korçës, shkruan Gazetasheshi.com

Më poshtë e keni njoftimin e kampiones së Kosovës:

Klubi jone sapo ka perfunduar seancen e fundit stervitore para ndeshjes me Sileksin ne kuader te Europa League.

Nen masa te rrepta per zbatimin e protokollit anti Covid, klubi jone e ka zhvilluar seancen e fundit stervitore.

Ekipi me te arritur ne stadium i eshte nenshtruar matjes se temperatures dhe paraqitje se deshmise se testit negativ nga SynLab per tu futur me pas me stadium. Gjithqka ka shkuar mire dhe me shume korrektesi nga ana e stafit punonjes te stadiumit.

Ekipi ka stervitur i kompletuar ne perjashtim te Festim Alidemes i cili sipas te gjitha gjasave do te mungoje ne ndeshjen e neserme per shkak te lendimit te marre ne ndeshjen miqesore me Skenderbeun ne Durres.

Ndeshja do te zhvillohet neser me fillim nga ora 20:00 pa pranin e shikuesve per shkak te situates me Covid19″.

/Gazeta Sheshi/

Perfundon stervitja e fundit, gjithqka OK!Shkup, 16.09.2020Klubi jone sapo ka perfunduar seancen e fundit stervitore…

Posted by Drita FC on Wednesday, 16 September 2020