Drita kompleton transferimin e një super-skuadre

Drita sot ka zyrtarizuar edhe përforcimin e 11-të të merkatos verore. Skuadra e Milaim Zuzakut ka shënuar rekord me numrin e prurjeve cilësore.

Futbollisti i fundit që zgjodhi ta veshë fanellën e Dritës është mbrojtësi i djathtë, Drilon Musaj, i cili kompleton një super-skuadër të transferuar brenda pak ditësh, shkruan Gazetasheshi.com.

Porta: Leutrim Rexhepi është portieri që zbarkoi nga Ferizaj, teksa shton konkurrencën në portë.

Mbrojtja: Ardhjeve të mëparshme, Ardian Limani, Fidan Gërbeshi e Liridon Leci sot iu bashkua edhe Drilon Musaj.

Mesfusha: Endrit Krasniqi, Bujar Shabani, Lauren Ismajlaj dhe Xhevdet Shabani janë katër mesfushorët e transferuar nga Drita që edicionin e ri synon ta kapë Evropën.

Sulmi: Kastriot Rexha e Astrit Fazliu. Dy prurje që nuk kanë nevojë të prezantohen fare, pasi të gjithë i njohin cilësitë e tyre.

Ky është super-formacioni i Dritës me ardhjet e fundit pa llogaritur futbollistët që ishin pjesë e klubit edhe edicionin e kaluar.

Fotografia e FC Drita - Intelektualët

Fotografia e FC Drita - Intelektualët

Fotografia e FC Drita - Intelektualët

Fotografia e FC Drita - Intelektualët

Fotografia e Drita FC

Fotografia e Drita FC

Fotografia e FC Drita - Intelektualët

Fotografia e FC Drita - Intelektualët

Fotografia e FC Drita - Intelektualët

Fotografia e FC Drita - Intelektualët