Drita, kjo skuadër që po koleksionon trofetë

Gjilani është njëri ndër qytetet më të apasionuara para sportit dhe ka tifozëri të jashtëzakonshme që dijnë t’i përkrahin skuadrat e tyre si askush tjetër.

Por, në qytetin kryesor të Anamoravës është një skuadër që ka marrë vëmendje të jashtëzakonshme viteve të fundit, duke koleksionuar trofetë e volejbollit kosovar, shkruan Gazeta Sheshi.

Fjala është për KVF Dritën që këtë të premte mbrojti titullin e Kupës së Kosovës pasi në duelin final mposhti bindshëm skuadrën e Kastriotit 3:0 në seta.

Një tjetër sukses i rradhës për vashat e udhëhequra nga trajneri i njohur, Lorik Ilazi që duhet t’i zgjerojë vitrinat e trofeve për ti bërë vendin një tjetër trofeu me rëndësi.

Skuadra e Dritës njihet për akademinë mjaft të suksesshme, derisa në rradhet e saj luajnë edhe dy lojtare nga jashtë vendi, Richardson dhe Ortega.

Kujtojmë që njëherit Drita është edhe kampion i ligës dhe ndodhet në hapa të mbarë për ta mbrojtur edhe njëherë pasi qëndron në pozitën e parë të renditjes tabelare.

/Gazeta Sheshi/

15175486_10210965014062489_1606649576_n 15209089_10210965010382397_1071003728_n 15240290_10210965000502150_1103695254_n