Drita ka gati transferet, por…

Skuadra e Dritës vazhdon të vuajë krizën financiare dhe organizative, teksa është në pritje të investitorëve që pritet t’i kthejnë shkëlqimin klubit.

“Bardhekaltërit” janë të vetmit në Superligë që ende nuk i kanë nisur përgatitjet, por këtë e kanë në plan ta bëjnë të martën, vetëm një ditë pasi do të qartësohen shumë gjëra rreth klubit.

Burime të Gazetës Sheshi brenda klubit gjilanas konfirmojnë se të hënën me gjasë, sponsorë të rinjë do të finalizojnë marrëveshjen për ta menaxhuar klubin.

Ndërsa, përgjatë ‘kohës së krizës’ pjesa tjetër e kryesisë dhe trajneri nuk kanë ndejtur duarkryq. Ata kanë kontaktuar disa futbollistë, të cilëve iu është thënë të presin deri pas ditës së hënë, pasi mendohet se gjërat do të lëvizin skajsmërisht pozitivisht.

Ndërkohë, lojtarët duke kuptuar situatën e Dritës, kanë thënë se do të presin.

Kësisoj, Drita ka gati futbollistët që do t’i transferojë, por paraprakisht i duhet të zgjidhë çështjen e sponsorëve.