Drita i kundërpërgjigjet Gjilanit

Para pak orësh, Gjilani publikoi në faqen zyrtare të klubit në “Facebook” orarin e ndeshjeve të skuadrës të pjesës së parë të kampionatit, derisa nuk figuronte askund dueli me Dritën, që luhet në xhiron e shtatë.

Në fakt, ishte ironike, pasi në vendin ku duhej të shkruhej Drita – Gjilani, këta të fundit e kanë shkruar “pushim”, duke llogaritur në fitore të sigurt.

Mirëpo, ka ardhur reagimi i Dritës që po ashtu ka publikuar orarin e ndeshjeve të ekipit. Edhe Drita nuk ka përmendur Gjilanin, pasi në rendin ku duhet të shkruhej dueli Drita – Gjilani, shkruan Drita – Zvezda.

Se cila është përmbajtja e saj, më së miri e dinë ata që e kanë shkruar…