Drita – Gjilani: Vendasit njoftojnë për gjërat e ndaluar në stadium

Të dielën do të zhvillohet derbi më i madh kosovar në mes të Dritës dhe Gjilanit, shkruan Gazeta Sheshi.

Skuadra nikoqire në këtë ndeshje, ajo e Dritës, ka njoftuar për gjërat qe nuk do të lejohen të futen brenda stadiumit.

“I njoftojmë të gjithë shikuesit që do të jenë prezent të dielën në ndeshje që do të ketë kontrolla të rrepta sigurie andaj ju njoftojmë për gjërat të cilat janë të ndaluara të futen në stadium!

Gjithashtu ju bëjmë me dije që do të ketë pika të shitjes për shikuesit brenda stadiumit”, thuhet në njoftimin zyrtar të KF Drita. /Gazeta Sheshi/