Drita – Gjilani luhet me këtë datë

311

Para pak ditësh, Federata e Futbollit e Kosovës tërhoqi shortin e ndeshjeve për edicionin e ri të Superligës.

Ndërkohë, tash ka caktuar edhe datat për secilën xhiro. Natyrisht, java e shtatë pritet me interesim të madh, pasi luhet superderbi Drita – Gjilani.

Sipas FFK-së, xhiro e shtatë luhet më 1 tetor (e shtunë) dhe po këtë ditë ka gjasa të zhvillohet edhe sfida e shumëpritur ndërmjet skuadrave rivale të Gjilanit, shkruan Gazeta Sheshi.

Gjithsesi, për ditën e kësaj ndeshje dhe dueleve tjera, FFK do të bashkëpunojë edhe me platformën ”DigitAlb” që ka fituar ta drejtat televizive për edicionin 2016/17 të Superligës.