Drita – Gjilani, Alban Dragusha befason me këtë deklaratë: Te Gjilani është më mirë!

Ish-mbrojtësi i mirënjohur kosovar, Alban Dragusha, i cili tashmë punon si trajner dhe opinionist në SuperSport Kosova, ka thënë se më lehtë është që të luhet te Gjilani se sa te Drita.

Dragusha ka thënë se drejtuesit e skuadrës së Gjilanit janë shumë korrekt dhe se presioni te ky ekip nuk është shumë i madh.

“Me sa e di unë, drejtuesit janë shumë korrekt dhe nuk u mbesin borxh futbollistëve. Te Gjilani është më mirë se sa te Drita për disa aspekte. Presioni është më i vogël, nuk kërkohet suksesi më çdo kusht”, vlerësoi Alban Dragusha për emisionin Koha Shtesë, përcjell Insporti.com.

Dragusha ka një karrierë shumë të pasur si futbollist.

Ai ka qenë pjesë edhe e Përfaqësueses së Kosovës në kohën sa kjo e fundit nuk ka qenë e pranuar në UEFA dhe FIFA.