Drita ‘fluturon’ në tabelë, kjo është situata momentale

Pas katër ndeshjeve të zhvilluara sot në kuadër të xhiros 11 të Ipko Superligës, tabela ka pësuar ndryshime të shumta.

Është Drita që me fitore ndaj Ferizajt ka ‘fluturuar’ në renditje dhe tani ndodhet në pozitën e pestë me 16 pikë, shkruan Gazetasheshi.com.

Më mirë gjendet Drenica që pas triumfit ndaj Lirisë tani ka 18 pikë dhe është e katërta.

Ndërkohë, Prishtina ka rikthyer pozitën e dytë pas fitores ndaj KEK-ut dhe tani ka 21 pikë, dy më pak se lideri, Feronikeli, por që nesër luan ndaj Gjilanit.

Feronikeli e Prishtina do të ndeshen më 7 nëntor në ndeshjen e mbetur të xhiros së dhjetë. /Gazeta Sheshi/