Drita fiton ndaj Prishtinës në foto-finish

191

Xhevdet Shabani ka qenë heroi i skuadrës gjilanase që rikthehet të shijojë lavdinë e dikurshme, duke e mposhtur mimalisht skuadrën e Prishtinës, (1-0).

Në dueline e zhvilluar në Gjilan, vendasit ishin më kërkues që nga fillimi i ndeshjes dhe të përkrahur nga tifozëria e zjarrtë “Intelektualët”, sikurse kërkonin ti jepnin fund vuajtjeve dhe statusit jo fort të mirë që kanë krijuar bardh e kaltërit në pjesën vjeshtore të kampionatit.

Brenda 30 minutave lojë të pjesës së parë, krijoi dy mundësi të mira shënimi, përmes Kastratit dhe Shabanit, mirëpo Kolshi kishte blinduar portën e tij. Me shifra të bardha skuadrat shkuan në pushimin mes dy pjesëve.

Ndërkohë, fraksionin e dytë të lojës, miqtë e nisin më mirë duke rrezikuar me Lushtakun e Gashin, por pa gjetur dot cakun drejt portës së Halimit.

Kur nuk shënon e pëson. Dy minuta para fundit të kohës së rregullt, Xhevdet Shabani gjen një koridor të lirë nëpërmjet Dumanit dhe arrinë ta mposhtë gardianin Kolshi, për të sjellur emocione të papërshkrueshme për tifozët vendas.

Minutat e fundit të kohës së rregullt kaluan në amullinj dhe Drita kështu merr një fitore me mjaft vlera që e ngrit atë në pozitën e shtatë me 24 pikë të tubuara derisa Prishtina mbetet pozitën e dhjetë me vetëm 18 pikë.

/Gazeta Sheshi/