Drita – Feronikeli 0-2 (0-0)

420

Drita dhe Feronikeli do zbresin në fushën e lojës me të vetmin objektiv fitoren, megjithëse dy skuadrat kanë synime krejt të kundërta këtë edicion. Ndoshta kjo e bën edhe më interesant duelin i cili pritet të nisë nga ora 14:00 në stadiumin e qytetit në Gjilan, raporton Gazeta Sheshi.

Tashmë dy trajnerët, Sadat Pajaziti dhe Afrim Tovërlani kanë hedhur formacionet e tyre në fushën e lojës dhe për pak çaste pritet fillimi i ndeshjes.

90+2′ Mbyllet ndeshja në Gjilan. Feronikeli triumfon përballë Dritës me golat e zëvendësuesit Haxhi Shala.

73′ Goool. Sërish realizojnë miqtë përmes Shalës, nga një tjetër shërbim i Livorekës, 0-2.

69′ Goool. Realizon Feronikeli përmes zëvendësuesit Haxhi Shala, i cili përfiton nga një pasim i Livorekës, 0-1.

60′ Kalojnë gjysmë ore lojë, rezultati mbetet i pandryshuar nga fillimi i ndeshjes.

50′ Xhevdet Shabani tenton nga ndërprerja, Neziri devijon topin në fundore.

46′ Fillon pjesa e dytë e lojës me një mundësi fantastike për vendasit. Shillova gjuan nga afërsia duke qëlluar dy shtyllat pingule, por asesi në rrjetën e Nezirit.

45+1′ Mbyllet pjesa e parë e lojës me rezultatin e fillimit të ndeshjes, mirëpo Feronikeli ka një njeri më shumë në teren.

33′ Genc Nuza përjashton nga loja kapitenin vendas Armend Kastrati, pasi ky i fundit e goditi me shqelm Mevlan Zekën.

31′ Milicaj futet në “sendviq” gjuan fuqishëm por pret Halimi.

29′ Armend Kastrati gjuan fuqishëm nga 25 metra, por Neziri ia mohon golin duke dërguar topin në fundore.

18′ Milicaj pas një solo depërtim gjuan për mrekulli, mirëpo pret gardiani Halimi, topin e devijuar nga aj nuk arrinë ta shtyn drejt portës Zeka me kokë.

11′ Milicaj shërben mjaft bukur Zekën brenda zonës i cili gjuan për mrekulli por ndalet nga shtylla. Rast ideal për miqtë që nuk e kanë fatin me vete.

09′ Thaqi depërton mjaft mirë brenda zonës në krahun e majtë, mirëpo krosimit të tij nuk iu përgjigj askush.

01′ Fillon ndeshja në Gjilan. Moti i mirë po mbretëron në Gjilan, me një fushë përfekte për lojë, dy skuadrat nisin betejën.

Drita: Halimi, Hashani, Sejdiu, Baxhuku, Haliti, Tusuni, Berisha, Kastrati (c), Xh.Shabani, Murati, Shillova.

Feronikeli: Neziri, Doshlaku, Limani, Gërbeshi, Thaqi, Bardhi, B.Shabani, Qorri, Eminhaziri, Zeka,  Milicaj.