Drita – FC Prishtina: Pesë përballjet e fundit mes vete dhe numri i trofeve të Superkupës

37

Superkupa e Kosovës në futboll do të zhvillohet këtë të shtunë ndërmjet kampionës në fuqi, Dritës dhe fitueses së Kupës, FC Prishtinës.

Si asnjëherë tjetër, kjo përballje ndërmjet dy rivalëve të vjetër të futbollit kosovar do të luhet jashtë Kosovës.

Vendtakimi i dy skuadrave “bardhekaltër” do të jetë stadiumi “Mardan” në Antalia të Turqisë.

Image

FC Prishtina e cila ka në radhët e saj nëntë trofe të Superkupës luan për trofeun e dhjetë, ndërkaq Drita që trofeun e parë e fitoi në vitin 2018, sot e synon të dytin në histori.

Në pesë përballjet e fundit ndërmjet vete është gjithçka e barabartë.

Dy skuadrat kanë nga një fitore, ndërkaq në tri ndeshjet e fundit janë ndarë në “paqe”.

Image

Kjo nuk është hera e parë që dy skuadrat takohen në një event të tillë.

Drita dhe FC Prishtina u takuan në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet edhe në vitin 2018, ku “Intelektualët” triumfuan me shifrat 2:1.

Dueli do të zhvillohet në orën 14:00, sipas kohës lokale në Turqi (në ora 12 sipas kohës sonë).