Drita falendenderon Pajazitin, shpejtë pritet emërimi i trajnerit të ri

538

Klubi i Dritës dhe trajneri Sadat Pajaziti kanë ndarë rrugët pas vetëm pesë javë rrugëtimi në elitën e futbollit kosovar. Tekniku Pajaziti ofroi dorëheqjen e tij pas disftatës ndaj Hajvalisë në shtëpi, e cila ishte njëherit e katërta më rradhë. Përmes një kumtese për media kryesia e klubit bardh e kaltër njofton se ka pranuar vendimin e Pajazitit për dorëheqje dhe falenderon atë për punën e bërë, transmeton Gazeta Sheshi.

“Pas përfundimit të ndeshjes FC Drita vs Hajvalia është mbajtur mbledhja e jashtëzakonshme e kryesisë së klubit dhe shtabit teknik të Dritës. Në këtë mbledhje u diskutua për ecurinë e kampionatit dhe shkaqet për formën jo të mirë të klubit. Andaj si pasojë e këtyre rrethanave kryetrajneri Sedat Pajaziti i ofroi dorëheqje të parevokueshme kryesisë. Kryesia në mirëkuptim të plotë dhe në konsultim me Presidentin e Klubit Valon Murseli dhe Drejtorin Feti Murseli të cilët janë jashtë vendit, vendosën unanimisht t’a pranojnë dorëheqjen e trajnerit. Klubi FC DRITA e falenderon Sedat Pajazitin për bashkëpunimin dhe i uron suksese në të ardhmen”, thuhet në kumtesën e skuadrës bardh e kaltër.

Mësohet se shumë shpejtë Drita do të zyrtarizojë edhe trajnerin e ri që do ti drejtojë bardh e kaltërit për pjesën e mbetur të kampionatit.

/Gazeta Sheshi/