Drita është gati të bëjë goditjen më të madhe në këtë merkato!

Drita padyshim është njëra nga ekipet më të përforcuara deri më tani ku ka nënshkruar me futbollistë shumë cilësor, shkruan futbollikosovar.com

Betim Haxhimusa, Arbër Shala dhe Edvan Bakaj janë transferet e deritanishme të kampionit.

Por siç merr vesh ‘futbollikosovar.com’, Drita është gati të bëjë goditjen e madhe ku është pranë marrëveshjes me ish mesfushorin e saj, Leonit Abazin.

24 vjeçari në vitin 2013 u transferua nga Drita te Skenderbeu ku ende është pjesë e Korçarëve.