Drita ankohet pas ndeshjes me Lirinë!

Drejtuesit e Dritës janë ankuar në gjyqtarët e ndeshjes Liria – Drita, për të cilët thonë se ishin skandalozë dhe se e vendosën lojën me atë vendim për penallti në fund të takimit, shkruan sot gazeta Zëri.

“Referi na çoi poshtë mundin dhe djersën e 90 minutave, duke e dhënë atë penallti. Na ka dëmtuar referi gjatë tërë lojës me kartonë dhe me vendime të çuditshme dhe më pas eskaloi situata”, tha për gazetën sekretari i Dritës, Isuf Morina.