Drita afër titullit, Ardian Limani ka një mesazh (FOTO)

Kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në përfundim të këtij edicionit, Drita është në pozitën e parë në renditje me tri pikë më shumë se përcjellësi i parë, Prishtina.

Ndërkohë, kapiteni i gjilanasve, Ardian Limani ka motivuar ekipin duke shkruar se të bashkuar mund t’ia dalin.

“Të bashkuar ne mundemi..!”, ka shkruar Limani në facebook pas fitores ndaj Vllaznisë.

Megjithatë, Dritën në vazhdim e pret një orar i vështirë, duke nisur nga xhiro e radhës ku luan ndaj Llapit në Podujevë.