“Dridhet” Barcelona, futbollisti i njohur largohet nga klubi (FOTO)

300
Rafinha ka frikësuar Barcelonën duke paralajmëruar se mund të largohet nga klubi.

Rafinha mund të largohet nga Barcelona.

Mesfushori i rikuperuar nga lëndimi i rëndë i gjurit ka paralajmëruar trajnerin Luis Enrique se do të largohet nëse nuk ka hapësirë të mjaftueshme për lojë në Camp Nou.

“Logjikisht, nëse nuk kam minuta të mjaftueshme, është normale që një futbollist të kërkojë të luajë”, deklaroi ai për “Catalunya Radio”, përcjell “Lajmi.net”.

“Nëse nuk ndodh këtu, nuk e kam problem të shkoj në huazim diku tjetër”, shtoi Rafinha.