‘Dreqi ta hajë, nuk më besohet’ – reagimi i fansit anglez kur Kosova shënoi pas 10 sekondave

Ndeshja në mes të Anglisë dhe Kosovës do të mbahet gjatë në kujtimet e tifozëve të pranishëm në stadiumin “St.Mary’s”, shkruan Insporti.com.

Kosova edhe pësoi humbje 5:3 nga “Tre Luanët” u largua me kokën lartë nga ishulli britanik, duke i mahnitur të gjithë me lojën e bukur që zhvilloi.

Goli i mesfushorit Valon Berisha në sekondat e parë të ndeshjes befasoi të gjithë, por një tifoz i Anglisë që ishte i pranishëm në shkallët e stadiumit nuk mund të besonte se “Dardanët” kishin shënuar qysh në aksionin e parë.

Vloggeri Thogden ishte ndër ata që mbeti gojëhapur në stadium pas golit në minutën e parë të Valon Berishës.

“Nuk do ta besoni këtë,” dëgjohet duke thënë ai.

“Çfarë po ndodh? Dreqi ta hajë, Kosova po avancon 1-0, ju betohem në Zot se kanë kaluar vetëm 10 sekonda.”

Shikoni videon e mëposhtme nga minuta 7:00.