Drenica transferon futbollistin me përvojë të madhe

Klubi Futbollistik “Drenica” ka bërë goditjen e radhës.

“Kuqezinjtë” kanë transferuar mesfushorin vushtrrias, Argjent Mustafa, shkruan Gazetasheshi.com

Mustafa më parë karrierë ka bërë edhe në kampionatin shqiptar.

“Mesfushori nga Vushtrria, është rikthyer në klubin tonë dhe ai tashmë do të vazhdojë të mbroj ngjyrat ‘kuq e zi’ të Drenicës. Mustafa nga sot i është bashkuar ekipit në stërvitje”, ka njoftuar Drenica.

Drenica pas pesë xhirove pozicionohet në vendin e tetë, me vetëm pesë pikë të grumbulluara.

/Gazeta Sheshi/