Drenica është skuadra e Superligës e cila e ka bërë goditjen e rradhës. Kuq e zinjtë nga Bajram Aliu kanë nënshkruar me sulmuesin e talentuar Valmir Zariqin për një sezonë, shkruan Gazeta Sheshi.
Zariqi i cili ishte pjesë e Vëllaznimit të Gjakovës në Ligën e Parë, i është bashkuar nënshkrimeve të reja në skuadrën e Drenicës, e cila ka konsoliduar rradhët e veta për të mos përsëritur sezonin e shkuar, me ç’rast u detyruan të mbijetesën në elitën e futbollit kosovar ta sigurojnë përmes barazhit.
Kujtojmë që Zariqi në të kaluarën ka qenë pjesë e skuadrës së Feronikelit, madje edhe ka kaluar nëpër grupmoshat e kësaj skuadre.