Drenica lë Llapin në vendin e fundit, Prishtina ngritet në klasifikim!

Janë zhvilluar vetëm gjysma e ndeshjeve në kuadër të xhiros së gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll, derisa rrjedhimisht ka patur jo pak ndryshime në renditjen tabelare, shkruan Gazetasheshi.com.

Fitorja e Prishtinës ndaj Besës në shtëpi, u ka mundësuar kryeqytetasve të lëvizin në klasifikim, teksa tashmë me tetë pikë ndodhen në pozitën e tretë të renditjes tabelare.

Me tetë pikë, mirëpo disa pozita më poshtë ndodhet edhe skuadra e Drenicës, e cila tashmë e ka lënë Llapin në pozitën e fundit të renditjes tabelare me vetëm një pikë.

Renditja momentale në Superigë:

Rezultatet – Xhiro 6

E premte

Arbëria – Ballkani 2:4

E shtune

Prishtina – Besa 4:0
Llapi – Drenica 0:1

E diel

Drita – Gjilani 13:30
Trepça’ 89 – Feronikeli 14:00

/Gazeta Sheshi/