Drenica fiton në kohën shtesë ndaj Vushtrrisë

113

Drenica ka arritur të marrë një fitore me mjaft vlera përballë skuadrës së Vushtrrisë, duke realizuar gol në minutat e fundit të ndeshjes.

Sami Geci, futbollisti veteran i Drenicës është rikthyer edhe njëherë të jetë vendimtar për skuadrën e tij duke realizuar dy golat e fitores.

Fillimisht, Geci kishte realizuar në pjesën e parënë minutën e 36′, derisa goli i tij ishte neutralizuar nga Daut Maxhuni që kishte barazuar shifrat dhjetë minuta para fundit të kohës së rregullt.

Kur të gjithë menduan se ndeshja do të mbyllej në barazim, kështu nuk mendoi kapiteni i vendasve Sami Geci, që realizoi nga penaltia për rezultatin 2-1, njëherit fitoren e shtatë të vendasve këtë edicion.

Me këtë triumf Drenica mbetet në pozitën e shtatë me 25 pikë të realizuara, derisa Vushtrria vazhdon të qëndrojë në pozitën e njëmbëdhjetë me 18 pikë.