Ka përfunduar edhe xhiroja e 21-të e Superligës së Kosovës në futboll me dy ndeshjet e sotme.
Në derbin drenicas ka triumfuar skuadra e Drenicës ndaj Feronikelit me rezultatin 1-3, shkruan Gazetasheshi.com
Golat për “kuqezinjtë” i realizuan Erlis Frashëri dhe dy gola tjerë Kreshnik Uka.
Kurse, për Niklin realizoi sulmuesi malazez, Simonovski.
Pas ndeshjes ka folur edhe kryetrajneri i Drenicës, Bledar Devolli.
“Kishim tetë ndeshje pa fitore, unë nuk e shikoj ekipin pas dhjetorit, unë e shikoj ekipin nga muaji shkurt e këtej. Kemi qenë në presion, në presion të pikëve. Po ta shikonit pjesën e parë edhe pse bëmë golin ne duhej të liroheshim nga mendja nga truri i kokës. Kemi bërë gabime i kemi dhënë mundësi kundërshtarit të nga rrezikoi”, tha Devolli per ‘Art Sport’
Drenica me këtë fitore ka grumbulluara 23 pikë duke u renditur edhe më tutje në zonën e rrezikshme (vendi nëntë).
/Gazeta Sheshi/