Dren Kryeziu, kapiteni që synon ta dërgojë Malishevën në Superligë

900

Malisheva synon inkuadrimin në Superligën e Kosovës në futboll për herë të parë në histori të klubit. Ekipi malishevas e kanë e ka nisur furishëm stinorin pranveror, duke e mposhtur Vushtrrinë me rezultat 4:0, në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në stadiumin “Liman Begaj”.

Ky triumf i dërgon malishevasit në pozitën e parë në Gripin A të Ligës së Parë. Kapiteni i skuadrës së Malishevës, Dren Kryeziu, ka deklaruar për Gazetën “inFokus” se fitorja kundër Vushtrrisë ishte e merituar.

“E filluam mbarë stinorin pranveror, pasi fituam bindshëm ndaj skuadrës së Vushtrrisë. Patëm supër-paraqitje dhe me plotë meritë arkëtuam 3 pikë shumë të rëndwsishme në rrugën tonë drejt inkuadrimit në Superligë”, u shpreh Kryeziu.

Ai beson se me përgatitjet që kanë bërë dhe me trajnerin me përvojë, Arsim Thaçin, mund të ia dalin që të arrijnë synimin e klubit.

“Ne besojmë se mund të arrijmë që të inkuadrohemi në Superligë. Përgatitjet që i kemi bërë dhe eksperienca e trajnerit Arsim Thaçi në futbollin kosovar na bëjnë të besojmë se mund të ia dalim që të realizojmë ëndrrën e madhe që ka Malisheva. Kemi një ekip shumë cilësorë”, tha kapiteni i Malishevws, i cili është i vetdijshëm se rruga drejt Superligës nuk do të jetë aspak e lehtë.

“Inkuadrimi në Superligë është i vështirë, por me punë mund të arrihet gjithçka. Ne po punojmë maksimalisht dhe do të fokusohemi nga ndeshja në ndeshje. Ekipe konkurrente i shoh A&N, Dukagjinin dhe Lirinë”.

25-vjeçri ndihet krenar që po i mbron ngjyrat e ekipit të vendlindjes. Qendërmbrojtësi është pjesë e Malishevës qe dy vjet.

Këtë sezon ka arritur të shënojë katër gola. Kryeziu thotë në fund se ka ardhur koha që të luajë në elitën e futbollit kosovar.

“Mendoj se është koha për të luajtur në Sperligë sepse kam bërë një eksperiencë mjaft të mirë dhe pse jo me FC Malishevën edhe është e mundur sepse jemi në rrugën e duhur”, përfundoi Kryeziu.

Dren Kryeziu karrierën e ka nisur skuadra e Ilrisë së Kijvevës nga Malisheva. Ka luajtur për Kosovën e Prishtinës dhe Fushë Kosovën.

/Gazeta Sheshi/