Dren Gashi konfirmon marrëveshjen me këtë klub

Sulmuesi i mirënjohur kosovar, Dren Gashi, ka arritur marrëveshje me skuadrën e Ferizajt në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.

Gashi e ka konfirmuar lajmin përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Për ketë sezon 2019/20 kam arritur marrëveshje me klubin e Ferizajt që së bashku me udhëheqsit e klubit, trajnerin Bekim Isufi, stafin teknik dhe bashkëlojtarët, do ta japim maksimumin drejt synimeve të klubit”, ka shkruar Dren Gashi.

Gashi edhe në edicionin e fundit ishte pjesë e Ferizajt.

Klubi ferizajas ditën e djeshme ka konfirmuar arritjen e marrëveshjeve me tetë futbollistë, shumica prej tyre pjesë e Superligës së Kosovës.

Taulant Dajaku, Përparim Livoreka, Bunjamin Asani, Filonit Shaqiri, Zgjim Mustafa, Fatih Karahoda, Behar Bardhi dhe Donat Kaçiu.

Gjithashtu është prezantuar edhe trajneri i ri Bekim Isufi.