Drejtuesit e Gjilanit e vizitojnë lojtarin e lënduar të Lirisë (FOTO)

Albin Memaj është lënduar rëndë sot në duel me skuadrën Gjilani. Sulmuesi prizrenas ishte goditur nga futbollisti i Gjilanit, Gëzim Rusi, i cili njëherit ishte ndëshkuar me karton të kuq, ndërkohë Memaj ishte bartur në qendrën spitalore në Gjilan me autoambulancë, shkruan Gazetasheshi.com.

Krahas shumë vizitave që ka pranuar Memaj në qendrën spitalore, atë e kanë vizituar edhe drejtuesit e skuadrës së Gjilanit që po përkujdesen për çdo gjë që i nevojitet Memajt.

fcgj/Gazeta Sheshi/