Dramatike: Fitojnë Drita e Prishtina, titulli vendoset në xhiron e fundit

Prishtina ka fituar për vrime të gjilpërës ndaj Lirisë me një gol në minutën 94 me Mërgim Pefqelin për ta vendosur titullin në xhiron e fundit në duel me Dritën.

Edhe gjilanasit kanë fituar me mund të madh 3:1, pasi në pjesën e parë ishin duke pësuar 1:0.

Ndërkohë, Llapi e ka mposhtur 3:1 Flamurtarin.

LIVE

Liria – Prishtina 0:1

Përfundon ndeshja

90+4′ GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL…… Ka shënuar Prishtina me Mërgim Pefqelin. ‘Çmenduri’ te Plisat

89′ Rasti më i mirë në ndeshje për Prishtinën, Khalid përballë Bakajt, pret portieri i Lirisë

85′ Godet Pefqeli, Bakaj i mohon golin. Rast ideal për Prishtinën

70′ Prishtinës i ngutet për të shënuar, por Liria nuk po e lejon këtë

55′ Bozhoviq provon nga gjuajtja e lirë, reagim i mirë i portierit Bakaj

Fillon pjesa e dytë

Përfundon pjesa e parë

45′ Tre minuta lojë shtesë

39′ Tifozët e Prishtinës ofendojnë në kor, gjyqtari Nuza ua tërheq vërejtjen se mund t’i lirojnë tribunat

30′ Ndeshje e baraspeshuar në Prizren, pa raste të shumta shënimi deri më tash

15′ Fat për Prishtinën. Ervis Kaja godet shtyllën pas gjuajtjes me kokë

11′ Prishtina rrezikon e para me Januzin, por portieri Bakaj reagon me kohë

Formacionet zyrtare

Liria: Bakaj, Rexhaj, Avdyli, Kaja, Vrapi, Gavazaj, Korenica, Gashi, Magani, Likaj, Domgjonas. Trajner: Bledi Shkëmbi

Prishtina: Bekaj – Osmani, Dallku, Curri, Bashiru, Taipi, Ahmeti, Bozhoviç, Hoxha, Mankenda, Januzi. Trajner: Mirel Josa

Gjyqtarë: G. Nuza, F. Berisha, B. Selimaj dhe I. Mehmeti

 

Drita – Trepça ‘89 3:1

Përfundon ndeshja

77′ Gooool… Ka shënuar nga penalltia Fidan Gërbeshi

76′ Penallti për Dritën. Maloku humb një top dhe më pas pengon Musajn, teksa gjyqtari me ndihmën e asistentit akordon penallti

70′ Muja në mundësi të mirë, gjuan mbi portë

59′ Gooool… Astrit Fazliu ka realizuar sërish pas një tollovie në zonë

58′ Muja i 89-shit gjuna nga distanca, mirë mi portë

53′ Gooool… Ilir Izmaku e ka dërguar gabimisht topin në portën e tij, barazohen shifrat

49′ Fazliu tenton me gërshërë, por gjuajtja e tij ndalet në kokën e Izmakut

Fillon pjesa e dytë

Përfundon pjesa e parë

45′ Tre minuta lojë shtesë

42′ Tensionohet ndeshja me futbollistët vendas që kërkojnë të luhet loja më shpejt pas një ndërprerje, por gjithçka përfundon me karton të verdhë për Gërbeshin e Dritës

41′ E pabesueshme çfarë humb Fazliu. Fillimisht, portieri Hajdini bën ‘mrekullinë’ duke pritur gjuajtjen e Fazliut e pastaj nga topi i kthyer sulmuesi dështon ta dërgojë në rrjetë

40′ Xhevdet Shabani provon gjuajtjen, shumë larg portës

31′ John me goditje të fortë, nuk qëllon cakun

25′ Uhhh… çfarë ka humbur John, nuk godet topin mirë brenda zonës

21′ Aksion model i 89-shit, teksa gjuajtjen e Kelmendit e pret portieri Rexhepi

7′ Xhevdet Shabani provon nga gjuajtja e lirë, por topi ndalet nga muri

5′ Gooool… Oto John ka realizuar në rastin e parë në ndeshje pas asistimit të Fiton Hajdarit

Nis ndeshja

Formacionet zyrtare

Drita: Rexhepi, Musaj, Kuka, Leci, Limani, Krasniqi, Gërbeshi, Neziraj, Fazliu, Xh. Shabani, B. Shabani. Trajner: Bekim Isufi

Trepça ’89: Hajdini, Islami, Izmaku, Lladrovci, Potoku, Maloku, Orlovski, Kelmendi, Muja, Hajdari, John. Trajner: Gugash Magani

Gjyqtarë: B. Batalli, B. Këpuska, V. Kelmendi dhe B. Ajeti

 

Llapi – Flamurtari 3:1

Përfundon ndeshja

78′ Gooool… Samir Sahiti realizon nga penalltia për Flamurtarin

60′ Daku me mundësi për ‘hat-trick’, dështon

55′ Statovci ka rrezikuar për Flamurtarin, pa sukses

Fillon pjesa e dytë

Përfundon pjesa e parë

43′ Gooool… Tani ka realizuar Mentor Zhdrella nga gjuajtja e lirë

28′ Gooool… Mirlind Daku ka shënuar sërish

21′ Gooool… Mirlind Daku realizon pas një aksioni të mirë

20′ Zhdrella gjuan fuqishëm, Shehu në vend

6′ Daku në mundësi të mirë, nuk qëllon cakun

Nis ndeshja

Formacionet zyrtare

Llapi: Ademi, Jashari, Sinani, Kadriu, Blakçori, Namani, Shabani, Zhdrella, Begolli, Emini, Daku. Trajner: Tahir Batatina

Flamurtari: Shehu, G. Ahmeti, Statovci, Kaçiku, Voca, A. Ahmeti, Sahiti, Krasniqi, Ajzeraj, Shillova, Mendes. Trajner: Gajur Rexhepi

Gjyqtarë: B. Gashi, I. Kabashi, K. Bajrami dhe A. Halilaj