Dragusha dhe Zeneli mungojnë në miqësoren e Hajvalisë! Gati prezantimin tek Drita?

486

Mbrojtësi Alban Dragusha dhe sulmuesi Semir Zeneli nuk janë paraqitur fare në miqësoren që Hajvalia e ka zhvilluar në mëngjesin e së shtunës ndaj Prishtinës. Disa burime të Gazetës Sheshi mësojnë se futbollistët mund të transferohen tek skuadra e Dritës, e cila ka paralajmëruar shumë surpriza gjatë ditës së sotme.

Dragusha i cili kishte nënshkruar rinovimin me skuadrën e Hajvalisë, pritet që ti bashkohet bardh e kaltërve, pasi oferta financiare që i ka ofruar skuadra gjilanase duket të jetë shumë e volitshme.

Në Gjilan fitet se edhe Semir Zeneli i Hajvalisë mund të kalojë te Drita. Gjithsesi, mbetet të shihet se çka do të zbulojë dita e sotme që me gjasë do të jetë atraktive për “Intelektualët”.

/Gazeta Sheshi/