Dortmundi rrezikon të humbasë 6 yje pa asnjë qindarkë në verë

176

Borussia Dortmund është ende në garë në 3 kompeticione për këtë sezon. Përveç kampionatit gjerman, Kupës së Gjermanisë, verdhezinjtë synojnë që të fitojnë edhe Europa League, ku do të kenë pëerballë Liverpoolin.

Dortmundi gjithsesi do të ketë një problem të madh në verë nëse nuk nxiton që të rinovojë kontratat me 6 lojtarë, pasi në të kundërt mund t’i humbasë me parametra zero në verë.

Fjala është për gardianin Roman Weidenfeller, mbrojtësit Mats Humels dhe Marcel Schelzmer, mesfushorët, Ilkay Gundogan, Moritz Leitner dhe Henrikh Mikhtarian.

/Albeu/