Dortmund mposht Bayernin, fiton Superkupën e Gjermanisë

Për herë të gjashtë në histori, Borussia Dortmund ka arritur ta fitojë Superkupën e Gjermanisë.

‘Verdhezinjët’ këtë triumf e siguruan pas fitores 2-0 ndaj Bayern Munich.

45 minutat e para përfunduan me rrjeta të paprekura, ku nuk munguan rastet.

Goli i parë i sfidës erdhi qysh në fillimin e pjesës së dytë, me Paco Alcacer (48’) që realizoi për 1-0.

Për t’i dhënë fund shpresave të Bayern për rezultat pozitiv u përkujdes Jadon Sancho (69’), që pas një kundërsulmi vrasës vulosi rezultatin përfundimtar 2-0.

Kësisoj, skuadra e Favre e nis me trofe edicionin e ri, kurse ‘Bavarezët’ duket se kanë ende nevojë për përforcime.