Dortmund e nisë me këmb të mbarë pas pauzës nga COVID-19, e deklason Schalke O4

Borussia Dortmund kanë deklasuar  skuadrën e Schalke 04, ku shënuan fitore bindëse, me rezultatin 4:0, për të arkëtuar tri pikët e reja në Bundesliga, të parat pas suspendimit të futbollit nga pandemia Covid-19.

Fillimisht ‘verdhezinjët’ golin e parë në këtë takim e arritën në minutën e 28 të ndeshjes, kur Erling Haaland shfrytëzoi asistimin e Thorgan Hazard dhe i dha epërsinë skuadrës së Lucien Favre.

Dortmund gjeti golin edhe një herë në pjesën e parë, një minutë para fundit të 45 minutëshit, me anë të Raphaël Guerreiro.

Skuadra e Favre linte përshtypjen se nuk kishte ndalur fare stërvitjet, kur në kundërsulmin e minutës së 49’, Thorgan Hazard shënoi për 3:0.

Rezultatin final e vendosi portugezi Guerreiro, i cili me golin e dytë personal në minutën e 63’, vendosi shifrat 4:0.

Dortmund tashmë shkon në 54 pikë për pozitën e dytë, duke iu afruar Bayern Munich në një pikë diferencë. Schalke 04 mbetet në kuotën e 37 pikëve.