Dortmund demanton marreveshjen e Aubas me Realin

84

BVB ka insistuar se nuk ka ofertë për sulmuesin nga kampio i Los Blancos dhe rrjedhimisht as kërkesë nga lojtari për t’u larguar.

Drejtori i Borussia Dortmund, Michael Zorc ka thënë se spekulimet për një kalim të Pierre-Emerick Aubameyang tek Real Madrid gjatë verës janë “çmenduria e radhës”.

Reprezentuesi i Gabonit është i lidhur me një transferim tek Los Blancos për 100 milionë euro.

Auba ka shkëlqyer këtë edicion duke shënuar 22 gola në 24 paraqitje në Bundesligë, por Zorc ka mohuar mundësinë që ai të largohet.

“Absolutisht të pakuptimta. Çmenduria e radhës. Nuk ka ofertë, por as kërkesë”.