Dortmund çmonton Tottenham Hotspurin

96

Borussia Dortmund ka bërë një hap para çerekfinales, derisa ka shkatërruar në duelin e parë skuadrën angleze Tottenham Hotspur, (3-0). Skuadra gjermane ka qenë superiore ndaj anglezëve duke i dominuar gjatë gjithë ndeshjes, transmeton Gazeta Sheshi.

Ishte dyshja sulmuese, Pierre Emerick Aubameyang dhe Marco Reus, që u treguan fatal për mbrojtjen mike duke realizuar tre golat e ndeshjes.

Futbollisti më i mirë në Afrikë, Aubameyang realizoi pas gjysmë ore lojë, derisa reprezentuesi gjerman, Reus ka realizuar në minutat 61, 68.

Ndërkohë në ndeshjet tjera, Shakhtar ka mposhtur Anderlechtin 3-1, Fenerbahce triumfoi 1-0 ndaj Bragës, ndërsa Basel dhe Sevilla luajtën pa gola.