Donika Gervalla paralajmeron krah te ri brenda LDK-se

106
Donika Gërvalla, aktiviste e LDK-së në Gjermani dhe vajza e ish-veprimtarit Jusuf Gërvalla, ka bërë të njohur në “Interaktiv” të KTV-së krahun e ri brenda LDK-së.

“Lëvizja brenda LDK-së, ‘LDK 2020’, do të jetë për zgjedhjet që do të vinë”, ka zbuluar Gërvalla duke thënë se ai krah nuk do të jetë kundër LDK-së, transmeton Koha.net.

Donika Gërvalla do të jetë personi përgjegjës për këtë lëvizje reformuese që, sipas saj, do të të jetë një shansë që elektorati mos të zhgënjehet.

Kjo lëvizje, sipas Gërvallës, ka përkrahje të madhe dhe se anëtarët duhet të jenë detyrimisht edhe të LDK-së.