Donadoni dhe Ranieri, kandidatë për stolin e Italisë

77

Javën e ardhshme do të zhvillohet një takim mes Antonio Contes dhe drejtuesve të Chelsea-it, nga ku pritet që palët të ulen në tryezë  për të përmbyllur detajet e fundit të marrëveshjes. Conte me shumë gjasa do të firmosë një kontratë tre vjecare me Blutë e Londrës.

Lamtumira e tij  nga stoli i përfaqësues së kaltër tashme duket e pashmangshme dhe drejtuesit e Federatës Italiane kane nisur të mendojnë për zëvendësuesin e ish-trajnerit të Juventusit. Roberto Donadoni, Claudio Ranieri dhe Paulo Sousa, janë disa nga kanditatët për të marrë vendin e Contes në stolin e kombëtares italiane. Donadoni i cili momentalisht është trajner i skuadrës së Bolognës, ka një  kontratë me kuqeblutë e cila skadon më 2018. Mes drejtuesve të federatës italiane të futbollit dhe trajnerit ende nuk kanë nisur bisedimet, por pavarsisht kësaj Donadoni mbetet një kandidat potencial, përcjell lajmin SuperSport.

Në të kaluarën  ish futbollisti i Milanit ka patur një eksperiencë me të Kaltërit nga viti 2005 deri në 2008. Claudio Ranieri dhe Paulos Sousa, janë dy emrat e tjerë, madje i preferuar i presidentit të federatës Carlo Tavecchio për stolin e Italisë është trajneri aktual i Leicester City-it.  Në të kaluarën Ranieri ka drejtuar Kombëtaren e Greqisë, duke u shkarkuar pas 6 muajsh për shkak të rezultateve të dobta, megjithatë vështirë se ky i fundit do të largohej nga pankina e Leicester-it pas një sezoni fantastik për tu ulur në stolin e përfaqësues së Kaltër . Në garë për të marrë drejtimin e Kombëtares Italiane janë  edhe Roberto Mancini i Interit  si dhe trajneri i Torinos Gianpiero Ventura.