Dodik thotë se s’e ka ndër mend ta njohë Kosovën

144

Kryetari i Republika Srpska Milorad Dodik ka deklaruar se Republika Srpska nuk e ka ndër mend ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Ai ka thënë, njofton agjencia serbe e lajmeve Beta, transmeton Koha.net, se shpreson se këtë vendim do ta respektojnë edhe përfaqësuesit serbë në nivelin shtetëror.

“Mbetemi te vendim ynë dhe besojmë se njerëzit nga RS që janë në organet e B e H-së do ta respektojnë këtë dhe kështu do të sillen”, ka thënë Dodik.

Ai ka theksuar se B e H pa pajtimin e RS-së nuk mund të marrë vendim për njohjen e Kosovës.
“Serbia po zhvillon bisedime, ajo do ta definojë raportin e saj ndaj Kosovës dhe ne këtë do ta përcjellim. Pos që kryetari i Shqipërisë Bujar Nishani e ka kërkuar këtë njohje, tjetër shqetësim për këtë nuk ka dhe vendimi ynë nuk do të ndryshojë”, ka thënë Dodik.