Djaloshi i vogël i kërkon fanelën Mehës me google translate

106

Në ndeshjen e djeshme mes Koniasporit dhe Sivasporit e cila u mbyll 2-1 për vendasit ka ndodhur një episod mjaft i këndshëm për mesfushorin e kombëtares shqiptare, Alban Meha.

Një tifoz i vogël i ka kërkuar fanellën futbollistit shqiptar, por këtë e ka bërë duke shkruajtur një pankartë në gjuhën shqipe i ndihmuar nga google translate. Në fund te ndeshjes, Meha ia ka plotësuar dëshirën djaloshit duke i dhuruar fanellën.