“Djajtë” besojnë se janë zgjedhja e parë për Ibrën

105

Drejtuesit e Manchester United janë të sigurt se Zlatan Ibrahimovic do të zgjedhë pikërisht “djajtë” për të vazhduar karrierën e tij. Në fund të sezonit ai do të largohet nga PSG-ja dhe me Murinhon në stolin e United , me shumë mundësi suedezi do të transferohet me dëshirë në Manchester.

Këta të fundit janë duke diskutuar pagën për Ibrën, i cili pak kohë më parë tha se do të ishte i kënaqur me 600.000 paund në javë. Një shifër e tillë është shumë e lartë, por mund të reduktohet. Për 34- vjeçarin ka shfaqur interes kohët e fundit edhe Milani.