Dita e dytë: Drita konfirmon pesë futbollistë

Prej momentit kur kryesia e re mori “frenat” e Dritës, gjërat lëvizën pozitivisht dhe përforcimet e skuadrës nuk kanë të ndalur.

Në ditën e parë të punës (e premte), kryesia e Dritës konfirmoi 14 futbollistë. 11 prej tyre vazhduan kontratat, kurse u transferuan Petrit Osmani, Alban Mavriqi dhe Viktor Kuka.

Në ditën e dytë (e shtunë), bilanci i konfirmimeve është më i vogël, por gjithsesi i bujshëm. Skuadra tranferoi dyshen e njohur të Hajvalisë, Semir Zenelin dhe Alban Dragushën, derisa vazhdoi kontratat me Arbnor Ramadanin, Hasip Hajdarin si dhe Alban Tusunin, shkruan Gazeta Sheshi.

Drita sot filloi edhe me përgatitje. Ndërkohë, klubi ka paralajmëruar edhe përforcime tjera cilësore.

Mbetet të shihet se cili do të jetë bilanci i ditës së tretë…