Disiplina pa mëshirë, dënon Besmir Bojkun

861
Fotografia e realizuar nga Albert Sinani

Feronikeli nuk mund të llogarisë në shërbimet e Besmir Bojkut, për dy ndeshje, shkruan Gazetasheshi.com

Ndërhyrja e palejuar si lojtar i fundit në ndeshjen ndaj Drenicës, ka bërë që komisioni disiplinor ta dënoj mesfushorin me ndalesë prej dy ndeshjeve

Vendim:

-ndaj futbollistit të KF “ Feronikeli “ , Besmir Bojku me nr fanelle 10 dhe me nr ID 015417M95 . Ndërhyrje e palejuar si lojtar i fundit duke parandaluar mundësinë e shënimit të golit, nga gjyqtari kryesor ndëshkohet me karton të kuq. Sipas raporteve të zyrtareve të ndeshjes Feronikeli – Drenica.Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 i Rregullores disiplinore;

DENOHET me ndalesë lojë për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga FFK.

/GazetaSheshi/