Disiplina dënon dy kryetarët e klubeve të Ligës së Parë për sulme dhe ofendime ndaj gjyqtarëve

390

Komsioni Disiplinor kësaj radhe nuk ka treguar mëshirë as për Ligën e Parë, shkruan Gazetasheshi.com

Tentimi për ta sulmuar gjyqtarin nga disiplina, Besnik Mjeku e ka pësuar me tri ndeshje mos-funksionit të detyrës në klub. E pa dënim nuk ka shpëtuar as kryetari i Kikës, Naim Biçkaj i cili pas ofendimeve të drejtuara drejt gjyqtarëve, e ka pësuar dënimin me dy ndeshje mos-funksionit të detyrës mbrenda klubit

VENDIME:

Besnik Mjeku; Kryetar i KF “ KEK-u” nga Obiliqi në procedurë të iniciuar disiplinore nga Komisioni i Garave për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e Ligës së Parë të Kosovës –senior Grupi B, KEK-u – Kika, e zhvilluar në stadiumin “Agron Rama“ në Obiliq. Raportet zyrtare (pas përfundimit të ndeshjes rrugës për në zhveshtore tenton ta sulmojë gjyqtarin kryesor të takimit, pas reagimit të shpejtë të policisë parandalohet sulmi). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D e Rregullores disiplinore;

DENOHET me ndalesë në kryerjen e të gjitha funksioneve në klub për 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuar nga FFK.

Naim Biçkaj; kryetar i KF “KIKA” nga Hogoshti në procedurë disiplinore nga ana Komisionit të Garave për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e Ligës së Parë të Kosovës – senior ; KEK-u – Kika, e zhvilluar në stadiumin “Agron Rama“ në Obiliq; Raportet zyrtare (minuta 34 anulohet goli i parregullt me çka kishte reaguar duke e ofenduar rëndë gjyqtarin kryesor të ndeshjes dhe asistentin e dytë). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore;

DENOHET me ndalesë të kryerjes së detyrave zyrtare në klub për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuar nga FFK.

/GazetaSheshi/