Disiplina dënon Devollin dhe ndihmësin e tij

465

Komisioni Disiplinor ka marrë vendim për trajnerin e Drenicës, Bledar Devollin dhe ndihmësin e tij Skender Mustafa, shkruan Gazetasheshi.com

Sipas vendimit të marrë, Devolli nuk do të ketë të drejtë ta ushtroj funksionin e trajnerit për dy ndeshje. Ndërsa, ndihmësi i Devollit, Skender Mustafa është dënuar me tri ndeshje zyrtare.

Pak me parë edhe klubi i Drenicës ka pësuar dënim me gjobë prej 1000 eurosh, për lëshim të organzimit në ndeshjen me Besën

Vendimet:

Skender Mustafa; ndihmëstrajner në KF “ Drenica“ – Skenderaj me nr ID 010189M66 në procedurë të iniciuar nga Komisioni i Garave për ndëshkim me karton të kuq, në ndeshjen e javës së 20-të të Superligës së Kosovës, Drenica –Besa, e zhvilluar në terrenin me bari sintetik në Drenas. Raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar –sjellje josportive nda lojtarit të ekipit rival me nr të fanellës 34 Agon Xhaka . Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D e Rregullores disiplinore;

DENOHET me ndalesë të ushtrimit të funksionit të trajnerit dhe detyrave të tjera në klub; 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga FFK.

Bledar Devolli; kryetrajner i KF “Drenica“ Skenderaj me nr ID 009906M78, në procedurë të iniciuar disiplinore nga Komisioni i Garave për sjellje josportive në ndeshjen të javës së 20-të të Superligës të Kosovës, Drenica – Besa, e zhvilluar në terrenin me bar sintetik në Drenas me 20.02.2021; Raportet zyrtare (pas përfundimit të ndeshjes edhe pse ishte nën masën disiplinore të shqiptuar, hyn në fushë dhe i frustruar nga rezultati i ndeshjes ofendon dhe tenton të konfrontohet me zyrtarët dhe lojtarët e skuadrës mysafire, me të njëjtat sjellje vazhdon edhe në lokalet zyrtare, duke fyer zyrtarët e FC “Besa“). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D;

DENOHET me ndalesë në ushtrimin e funksionit të trajnerit në klub për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuar nga FFK.

/GazetaSheshi/